“Jokeri” sipërfaqësor dhe nominimet e pabarabarta për “Oscars 2020”

“Jokeri” sipërfaqësor dhe nominimet e pabarabarta për “Oscars 2020”

Peter Bradshaw 19 January 2020 14:07

Nominimet për çmimet “Oscar” u shpalosën, për t’i dhënë jehonë të sërishme atij konsensusi të çuditshëm për ndarjen e çmimeve: në të njëjtën kohë ngacmuese por edhe të egra, përzgjedhjet shfaqen disi si të ishin ndarë prej një mendjeje të vetme, shkruan sot Koha Ditore.

Sensacioni sipërfaqësor “Joker”, që theu rekorde shikueshmërie me rrëfimin origjinal të jetës së rivalit të përbetuar të Batmanit ka dominuar garën me 11 nominime, duke lënë pas filmin spektakular të Sam Mendesit për Luftën e Parë Botërore “1917”, dramën e zymtë me banda të Martin Scorseses “The Irishmen” dhe komedinë e zezë të Quentin Tarantinos, “Once Upon a Time in Hollywood”, të cilat morën nga dhjetë nominime.

Përsëri, në listën e ngushtë munguan emrat e regjisoreve (filmi në superlativ i Greta Gerwingut “Little Women” apo ai i Marielle Hellerit “A Beautiful Day in the Neighborhood” nuk morën asnjë nominim), teksa në listë, si aktore jo e bardhë zuri vend vetëm Cynthia Erivo, ndërsa nuk pati gjë për performancën admiruese të Lupita Nyong’os në filmin “Us” të Jordan Peeles.

Është zemërues fakti që as drama mahnitëse krimi e vëllezërve Safdie “Uncut Gems” doli duarbosh; Taron Egerton duhet të jetë i zhgënjyer ngase nuk e çoi në piedestal mishërimin e tij të suksesshëm të Elton Johnit në “The Rocketman” ndërsa në këtë mes duhet shtuar padyshim edhe Awkwafinan.

Kjo listë e “Academy Awards” është më boshe pa të.

Ka shumëçka që krijon ndjesi të mirë lidhur me #Oscars2020: “Cats” nuk figuroi gjëkundi ndërsa që të tre filmat me nga “dhjetë nominime” – “1917”, “Once Upon a Time in Hollywood” dhe “The Irishman” janë absolutisht të mrekullueshëm. Akëcili në mënyrën e vet karakteristike ngërthen zgjuarsi, dhunti, mallëngjim, guxim dhe njerëzi.

Është përnjëmend mirë që ta shohësh satirën e zgjuar “Parasite” të Bon Joon-Hosë nga Koreja e Jugut të rangohet lartë, ndonëse më duhet t’i ngreh veturat për ta përshkruar mënyrën se si ky film, njëjtë si “The Favourite” i Yorgos Lanthimosit vitin e shkuar, ka arritur që të votohet kaq lartë. Filmat e tjerë ndërkombëtarë, si “So Long, My Son” i Wang Xiaoshwait dhe “Beanpole” i Kantemir Balagovit thjeshtë nuk janë shfaqur në radarin e “Oscarit”.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme