“Little Women” – ekranizimi i shkathët letrar

“Little Women” – ekranizimi i shkathët letrar

Wendy Ide 19 January 2020 15:10

Një vepër letrare njëqindepesëdhjetë vjet e vjetër kurrë nuk ka qenë kaq e gjallë. Adoptimi goditës dhe i zhurmshëm prej Greta Gerwigut i “Little Women” është një e arritur e rrallë, shkruan sot Koha Ditore.

Gerwig e respekton deri në përpikëri burimin e materialit – pjesa më e madhe e dialogëve është nxjerrë prej librit të pëlqyer të Louisa May Alcottit – derisa kujdeset që edhe prurjet e saja kreative të dëgjohen fuqishëm.

Duke e trimëruar një kaos gazmor të personaliteteve dhe performancave përplasëse – përmes ristrukturimit të kornizës kohore në një fushëlojë shumështresore ku rrëfimet e fëmijërisë dhe pjekurisë bashkërendohen – dhe duke i vënë hollësisht në plan të parë temat ekzistuese të përmbushjes femërore dhe ekonomisë së krijimtarisë, Gerwig krijon diçka që është deri në rrënjë dhe pamohueshëm e saktë. Bashkë me filmin energjik të Armando Iannuccit “David Copperfield”, ky është adoptimi më i freskët, më i shkathët letrar i vitit të fundit.

Ekziston një arsye pse “Little Women”, në mënyrë të vazhdueshme që prej publikimit të vëllimit të parë më 1868, ka qenë një fenomen kaq i qëndrueshëm, dhe kjo është Jo Marchi. Ajo në këtë adaptim filmik portretizohet me shumë pasion nga Saoirse Ronan, e cila ribashkohet me Gerwigun pas debutimit si regjisore me “Lady Bird” (një film ky që, me përqendrimin në marrëdhëniet nënë-bijë, miqësinë femërore dhe ambicien kreative, përbën një puthitje tematike me “Little Women”). Me një imagjinatë të jashtëzakonshme, ambicie të pashoq dhe çrregullsinë e pafalshme, ajo ka qenë për gjenerata me radhë vajza e parapëlqyer e shkrimtarëve aspirues, me gishtërinjtë e njomur në bojë shkrimi dhe bishtalecin e saj të shthurur.

Uni i dytë i Alcottit, Jo godet mu në këtë pikë të ëmbël e të pakapshme të sajën që e bën relativisht të përmbajtshme dhe bashkëkohore.

Ishte afera e saj e dashurisë me Jonë si karakter ajo që e nxiti Gerwigun që t’i lëshohet interpretimit më të fundit të një libri që veç është hedhur në ekrane televizive, skena teatrore, televizione, opera dhe animacione, dhe atë mbase mbi 20 herë. Por është zemërgjerësia e dhembshurisë së Gerwigut, e cila i tërhoqi pjesëtarët e tjerë të familjes, si dhe vetë Alcottin, në përqafimin e vakët të këtij filmi, ajo forcë që e shndërron filmin në një gërshetim sa të gëzueshëm po aq dhe trazues të kënaqësive.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme