Thirrje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Luginë të Preshevës

Thirrje për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Luginë të Preshevës

28 January 2020 11:31

Kryetari i SHTKK-së për Luginë të Preshevës, z. Xhemaledin Salihu, i bën thirrje institucioneve përkatëse që urgjentisht të marrin masa parandaluese që të mos shkatërrohet trashëgimia kulturore në Preshevë dhe në Bujanoc.

Kryetari Salihu numëron të gjitha ato pika të trashëgimisë që kohë pas kohe po shkatërrohen nga faktori natyror, por edhe njerëzor.

Ai ndër të tjera jep një listë të atyre vendeve, ku po bëhen shkatërrimet më serioze të trashëgimisë kulturore, si:

-Po shkatërrohet Lisi i Vjetër 900 vjet në Turi,

-Po shkatërrohen Varrezat e Krushqëve ne Bukuroc, u mbulua Varri i Nuses, po shkatërrohet,

-Po shkatërrohet Teqja e Tërrnavës, është hapur muri dhe lodrojnëe qentë dhe dora e njeriut,

-Po shkatërrohet Kalaja e Preshevës,

-Po shaktërrohen shumë e shumë vlera të trashëgimisëe kulturore.

-Po shkatërrohen Varrezat ilire në Bukuroc.

-Po shkatërrohet lokaliteti “Varri i Nallbanit” në Miratoc.

-Deri kur dora e njeriut, e shqiptarit shkatërron vlerat te trashëgimisë kulturore shqiptare.

Për të gjitha këto janë njoftuar institucionet përkatëse.

Koha e fundit që Kuvendet, Këshillat komunale Preshevë dhe Bujanoc dhe inspektoratet komunale të ndërmarrin masa adekuate ne mbrojtjen nga shkatërrimit i vlerave, objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare:

-Të vihen tabela informuese për vlerat, objektet e trashëgimisë kulturore,

-Të hartohet një listë e vlerave dhe objekteve te trashëgimisë që do të hyjnë në mbrojtje të komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Shoqata për Trashëgimi, ka regjistruar në komunën e Preshevës dhe të Bujanocit afro 800 vlera, objekte, lokalitete e tjerë të trashëgimisë kulturore, prej tyre vetëm afro 300 janë në mbrojtje shtetërore te Serbisë.

Vlen të theksohet se SHTKK-ja ka bërë punë të mëdha në terren për evidentimin dhe regjistrimin e këtyre vendeve ku gjenden pikat e trashëgimisë kulturore.

Në këtë drejtim autoritetet përkatëse në Preshevë dhe në Bujanoc, duhet urgjentisht t’i parandalojnë këto shkatërrime që po ndodhin kohët e fundit lokalitetet në të dy komunat tona…/presheva.com.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme