Kulturë

Zukatje “Oscari” për dokumentarin plot shpirt të Maqedonisë Veriore

 

Hatixhja, grua në të pesëdhjetat, kalon kreshta e lumenj tek kalon nga malet madhështore të Maqedonisë Veriore. Nën të janë peizazhet e pazbuluara dhe përroskat e thella të këtij shteti të vogël jugevropian, shkruan sot Koha Ditore.

Nuk ka komente përshkruese, nuk ka asnjë ndërhyrje në zhvillim; vetëm Hatixhja dhe natyra. Është emocionale dhe thjesht ta ndalë frymën. Në këto male jetojnë kolonitë e bletëve të fshehura në të çarat e gurëve. Pa mbrojtje fytyre iu qaset zgjojeve të bletëve, iu flet dhe madje u këndon.