Kulturë

NEWBORN-i gati për transformimin e radhës, por pa bazament

NEWBORN-i gati për transformimin e radhës, por pa bazament
 

Monumenti me të cilin identifikohet pavarësia e Kosovës përmes artit, “NEWBORN” nuk do ta ketë bazamentin as sivjet. Megjithëse vitin e kaluar Komuna e Prishtinës kishte kontraktuar një kompani për këtë çështje, punët nuk janë kryer. Por edhe sivjet monumenti do të transformohet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se para një viti Komuna ka përzgjedhur një kompani për t’ia vënë bazamentin monumentit, por ajo nuk ia ka nisur punës. Gazeta ka raportuar se më 20 dhjetor të vitit të kaluar, Komuna ka nënshkruar kontratë me një tjetër kompani.