Kulturë

Ndërtimi i shumëkatëshes midis monumenteve në Prizren sërish në agjendë

Ndërtimi i shumëkatëshes midis monumenteve në Prizren sërish në agjendë

Prizren, 14 shkurt – Ndalimi i ndërtimit të shumëkatëshes midis monumenteve në zonën e ish-fabrikës së barnave “Farmakos” duket të mos jetë punë e kryer. Qysh në nëntor të vitit të kaluar Ministria e Kulturës e kishte vendosur që të mos lejonte ndërtimin kur kishte shfuqizuar vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve që i hapte rrugë objektit disakatësh në zonën e mbrojtur përreth aseteve të trashëgimisë kulturore, që janë Posta e Parë e Qytetit dhe Kazerma e Vjetër, që njihet ndryshe edhe si “Internati”.

Në të njëjtën linjë kishte qenë edhe Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit kur kishte refuzuar kërkesën e investitorit. Por tash, ka marrë kahe tjetër. Pikërisht njëri prej objekteve në atë zonë, i njohur si “Ndërtesa austriake” gati një shekull e vjetër, pesë ditë më parë u dogj në themel.