Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Jeta nën qiell e najlon”

Hapet ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Jeta nën qiell e najlon”

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 19 February 2020 11:54

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës – Jeta nën qiell e najlon” me autor fotoreporterin Ridvan Slivova.

Në këtë ekspozitë nëpërmjet fotografive bardhezi paraqiten imazhe të civilëve shqiptarë në zonën e Gollakut gjatë vitit 1999, raporton Koha Ditore.

Boshatisja e vendbanimeve, ikja nga lufta, qëndrimi nën najlon e qiell të hapur e kthimi i refugjatëve paraqiten 20 vjet pas luftës në ekspozitën që në hapje është vlerësuar si aktivitet që i shërben kujtesës së vendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme