Kulturë

Gjurmët e objektit romak në Prizren shkatërrohen në pritje të shtetit

Gjurmët e objektit romak në Prizren shkatërrohen në pritje të shtetit

Prizren, 27 shkurt – Këshilli për Trashëgiminë Kulturore të Prizrenit ka kërkuar nga organet qendrore dhe ato komunale mbrojtjen e lokalitetit arkeologjik në Sheshin e Lidhjes, me ndërmarrjen e masave adekuate për konservim dhe ruajtje.

Sipas këtij këshilli, mbetjet arkeologjike në këtë lokalitet janë dëmtuar e shkatërruar si pasojë e mospërkujdesjes adekuate. Në anën tjetër, niveli qendror ka theksuar se do të shtohen angazhimet për përmbylljen e këtij projekti, derisa niveli lokal është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë për secilin vendim që merret nga ministria përkatëse.