“Tri hije në Bruksel”, romani i pabotuar i Anton Pashkut

01 March 2020 15:49

Anton Pashku (1937 - 1995) mbahet gjerësisht si një nga shkrimtarët më origjinal të letërsisë moderne shqipe. I njohur sidomos për romanin “Oh”, Pashku është vlerësuar veçanërisht për frymën e re dhe risitë që i solli letërsisë shqipe në stil dhe konceptim.

“Oh”-u është i vetmi roman i botuar i Pashkut, i konsideruar edhe si kryevepra e tij. Mirëpo, rezulton që "Oh"-u nuk është i vetmi roman që ka shkruar Anton Pashku.

Siç ka treguar Paulin Pashku, i biri i shkrimtarit, babai i tij ka lënë në dorëshkrim një roman të cilin e ka shkruar më 1994, vetëm një vit para se të vdiste.

I ftuar në emisionin CODEX të KTV-së, Paulin Pashku, i cili punon si prokuror, ka thënë se romani i të atit i mbetur në dorëshkrim, titullohet “Tri hije në Bruksel” dhe sipas përshtypjeve të tij, është një roman atipik për Anton Pashkut, pasi që ngjason me një roman policor, diçka e pazakont për veprën e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme