Kulturë

Ojmet që po transformohen

Ojmet që po transformohen

“Në anën tonë është një fjalë që thotë se vajzat lindin me gjilpërë në gojë. Është një lloj humori për vajzat”, thotë File Kola, që ka një jetë që merret me prodhimin e punëdoreve, që në rrafshin e Dukagjinit, prej nga vjen ajo, njihen si ojme.

E kujton se ka qenë në klasën e dytë të shkollës fillore kur ka bërë për herë të parë një punë me grep. E kujton se çfarë ka qenë. Bashkë me kushërirat tjera të moshës së saj, i duhej ta mësonte këtë punë, për t’u shoqëruar me vajzat më të rritura, e që punonin këso punësh kryesisht për vete e për njëra-tjetrën, si pjesë e qeizit apo pajës së martesës, shkruan Koha Ditore.