Kulturë

“The Way Back” për shpëtimin nga e keqja

“The Way Back” për shpëtimin nga e keqja

Rrezet e dielli mbi Los Angeles duken të zbehta në “The Way Back”, xhiruar kryesisht në lagjen bregdetare të izoluar të San Pedros, ku në fund të 1920-s shtëpitë u përmbysën nga ujërat detare. Ani pse “The Way Back” ka të bëjë për të tashmen, një ndjenjë e çrregullt e përshkruan këtë projekt filmik që është i aftë t’i bëjë ballë realitetit, e që ka zbukurimet e jashtme të një drame inspiruese sportive e që në esencë është një film shërues.

Ylli Ben Affleck ka treguar haptas se ka bartur eksperiencat e veta me alkoolizmin në film. Në fillim të “The Way Back” para se të shfaqen pamjet e para, dëgjohen zhurma dhe kamionë e karakteri që e luan Affleck, Jack, është duke punuar në një punishte ndërtimi. Ai është një i alkoolizuar që mban një vend të posaçëm në tush për kënaçet e birrës. Gruaja e tij (Janina Gavankar) prej së cilës ai është ndarë, e përdor motrën e saj (Michaele Watkins) si urë lidhëse. Jack njihet për eksplodimet e tij nga zemërimi.