Si e mori emrin bendi “Corona”

16 March 2020 21:00

Me vite të tëra ishin grupi më i kërkuar nëpër netët muzikore e performancat kudo në Kosovë.

Janë grupi katër antërësh “Corona”, të cilët identifikohen me mënyrën e tyre tërësisht të veçantë të këndimit dhe interpretimit të këngëve të vjetra shqiptare.

Sot në emisionin Express të KTV-së , dy anëtarët e grupit, Ylber Asllanaj dhe Valton Beqiri, folën se si e morën emrin dhe për rrugëtimin e tyre muzikor.

Ata kujtuan kohërat kur gjatë pushtimit serb dhe orëve policore mblidheshin në studio dhe incizonin me orë të tëra.

Madje, ata përmendën edhe raste kur gjatë performancave të tyre në vende të ndryshme kishte në audiencë edhe civil serb.

Ata treguan se cila ishte shenja përmes secilës lajmëronin njëri tjetrin se kishte civil serb dhe duhej të kishin kujdes edhe në këngët që zgjidhnin të këndonin.

Ylberi dhe Valtoni bën të ditur në Express të KTV se ka kohë që janë duke menduar të rikthehen dhe këtë ta bëjnë përmes një albumi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme