Kulturë

Jorganxhinjtë e traditës që po shuhet

Jorganxhinjtë e traditës që po shuhet

Zeja e jorganxhinjve rrënjët i ka në Gjakovë. Jorganxhinjtë e vjetër e kujtojnë kohën kur pothuajse nga e gjithë Kosova kanë shkuar në këtë qytet për të blerë jorganë e dyshekë. Veçmas në kohë dasmash.

Por sot, familja Saraçini është mbase ndër të vetmet që punon jorganë në stilin e vjetër të punës. Ramizi, tash 77-vjeçar, që është brezi i dytë në familje që merret me këtë punë, e ka bartur si trashëgimi këtë zeje te djemtë e vajzat e tij, transmeton KOHA.