Muzika bashkon korin “Siparantum” edhe në kohë izolimi

Muzika bashkon korin “Siparantum” edhe në kohë izolimi

Alberina Haxhijaj Alberina Haxhijaj 26 March 2020 15:08

Kompozitori Memli Kelmendi këto ditë po qëndron në shtëpinë e tij në Pejë së bashku me anëtarët e familjes. Për shkak të masave që ka marrë Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga virusi COVID-19, përditshmëria e tij ka ndryshuar. Madje edhe mënyra e ligjërimit. Këto ditë ai me nxënësit e shkollës së mesme “Halit Kasapolli” dhe me studentët e “Universitetit AAB” po komunikon në mënyrë virtuale. Edhe provat për korin “Siparantum” i mban njësoj. Me këtë të fundit po bëhet gati edhe për “World Choir Games” (Garat botërore të koreve), që është paraparë të mbahen prej 5 deri më 15 korrik në Antwerp dhe Ghent të Belgjikës. Brenda kësaj jave disa anëtarë të korit nga Peja në mënyrë virtuale do të bëhen pjesë edhe e një interpretimi të përbashkët me anëtarë të koreve të tjera nga vende të ndryshme të botës.

Kelmendi ka thënë se muzika këto ditë i ka dalë në ndihmë edhe të qëndrojë larg politikës e lajmeve. Kështu, sipas tij, duhet të veprojnë edhe të tjerët.

“Qetësuese në këtë kohë për njerëzit do të ishte që të rrinë sa më larg politikës dhe mediave, të cilat janë duke dhënë edhe një virus tjetër të pashëruar, prandaj të merremi me gjëra që na relaksojnë...”, ka thënë për KOHËN dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum” .... (Artikullin e plotë mund ta lexoni falas në "KOHA Ditore". Kliko këtu për t'u regjistruar)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme