Kulturë

Librat në kohën e koronavirusit vërshojnë Italinë

Librat në kohën e koronavirusit vërshojnë Italinë

Më 29 shkurt, Paolo Giordano kishte shkuar në një ndejë në Romë. Nuk i kishte shtrënguar duart e as nuk e kishte puthur dikë në faqe, që është akt i etikës në Itali. Një javë më herët, rastet e COVID-19 kishin filluar që të shfaqeshin. Giordano, fizikani që u bë një nga shkrimtarët më prominent në Itali pas publikimit të novelës se tij që fitoi çmime, “The Solitude of Prime Numbers”, kuptoi se epidemia do të vazhdonte që të rritej shumë shpejt.

Më 26 mars, libri i ri i Giordanos, një ese e detajuar e mendimeve të tij dhe shqetësimeve gjatë përhapjes së koronavirusit, ishte publikuar në Itali. “How Contagion Works” është planifikuar që të publikohet edhe në SHBA javën e ardhshme si audio-libër nga “Penguin Random House” dhe i shtypur si e-book nga “Bloomsbury”. Deri tani është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë dhe është publikuar edhe në Britani, raporton KOHA.