Kulturë

Vera Ora flet për punën si mjeke në kohë pandemie dhe për përkrahjen që Rita po ia jep Kosovës

Rita Ora e ka quajtur super-heroinë, por ajo thotë se po bën vetëm punën e saj dhe obligimin që ia jep profesioni i psikiatres në këtë kohë pandemie.

Vera Ora, nëna e yllit kosovar, Ritës, në një intervistë për Express në KTV, ka treguar për vështirësitë që po përballet ajo dhe sistemi shëndetësor britanik në kohë pandemie.