Kulturë

“Shkruaj Prishtinës” për thyerjen e monotonisë

“Shkruaj Prishtinës” për thyerjen e monotonisë

Ka më shumë se një muaj që kryeqytetit i mungojnë zhurma dhe gjallëria që e karakterizojnë. E për ta thyer monotoninë e izolimit për shkak të pandemisë, u ka dhënë “detyrë” qytetarëve që nëpërmjet krijimtarive letrare t`i shprehin ngjarjet, përjetimet, dashurinë apo kujtimet që në një mënyrë a tjetër i lidhin me Prishtinën. E reagimet kanë qenë të menjëhershme. Që ditën e parë kur hapi thirrjen “Shkruaj Prishtinës” – në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “ETEA” dhe librarinë “Dukagjini” – u dërguan dhjetëra krijime letrare në adresën e caktuar për grumbullimin e shkrimeve.

“Prishtinë, ku ishe sot në mesditë/ Të kërkova në të gjitha kafiteritë. Të gjitha mbyllur, nuk kish njeri. Askënd nuk gjeta ta pyes për ty”, janë disa vargje të një poezie të dërguar nga Bajram Lani, shkruan sot Koha Ditore.