Kulturë

“Rri n’shpi me neve” nëpërmjet ekranit e dërgon publikun në seri aktivitetesh

Kantautori Shpat Deda –  sonte prej orës 20:30 në KTV, “Gjirafa Video” e në faqen e Komunës së Prishtinës –  është i pari që “ngre perden” e “Rri n’shpi me neve” me koncertin e tij, në të cilin sjell disa nga hitet e projektet e realizuara së fundmi
 

Ambienti është si në shtëpi e menyja e aktiviteteve që shpalos, e larmishme. Përshtatet fort me titullin që e ka marrë: “Rri n’shpi me neve”. Sjell koncerte, komedi, lexim, vallëzime, por edhe aktivitete edukative e sportive. Krejt bashkë kanë një qëllim: ofertë e pasur në ditët e izolimit. Një pjesë e aktiviteteve tashmë janë xhiruar e janë gati të ndahen me publikun.

Transmetimi nis prej sonte në orën 20:30, në Kohavision, por edhe në “Gjirafa Video” e në faqen në Facebook të Komunës së Prishtinë. Kantautori Shpat Deda është i pari që “ngre perden” e “Rri n’shpi me neve” me koncertin e tij, në të cilin sjell disa nga hitet e projektet e realizuara së fundmi. Por ajo që është quajtur “Rri n’shpi e ngo live” nuk përfundon me kaq.