Kulturë

Industria e filmit në kohën e koronavirusit

Industria e filmit në kohën e koronavirusit
Me mbylljen e kinemave janë rikthyer "autokinot" - Foto: DW

Këtë javë bota e filmit do të mblidhej në jug të Francës për festivalin më të rëndësishëm të filmit në botë. Por për shkak të krizës së koronavirusit, Festivali i Cannes u anulua. Disa festivale më të vogla po reagojnë ndryshe

As tapetë të kuq, as yje të kinematografisë, as Palmë e Artë. Për shkak të koronavirusit organizatorët e Festivalit të Filmit në Cannes e anuluan atë. Fillimisht ata menduan ta zhvendosnin festivalin në fillim të verës. Por edhe kjo ide u hodh poshtë. Sikurse edhe ideja e organizimit të festivalit në internet. Drejtori i Festivalit Thierry Frémaux tha në një intervistë se ky festival me historinë, shpirtin, shkëlqimin dhe traditën e tij nuk mund të shndërrohen në një festival online. Edhe pse kjo deklaratë mund të tingëllojë arrogante pas saj fshihen edhe rezerva të lidhura me çështje ekonomike dhe të të drejtave të autorëve të filmave që do të prezantoheshin në Cannes.