Kulturë

Kuba – mes kaosit, komunizmit dhe kreativitetit

Kuba – mes kaosit, komunizmit dhe kreativitetit
Në rrugët e Havanës edhe sot qarkullojnë vetura amerikane nga vitet ‘50 – falë talentit kuban për mirëmbajtje

“...nëse humb diku, Kuba do të më kërkojë!” - Federico García Lorca

As Kristofer Kolomboja nuk kishte dilemë. Ai ishte evropiani i parë që shkeli Karaibet dhe menjëherë u dashurua në Kubën. E quajti këtë ishull “copën më të bukur të tokës që kanë parë njerëzit”.