Kulturë

Muzeu në Ditën Ndërkombëtare me synime për fuqizim e ekspozitë virtuale

Muzeu në Ditën Ndërkombëtare me synime për fuqizim e ekspozitë virtuale
Në oborrin e Muzeut Kombëtar të Kosovës të hënën është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit midis ministres në detyrë të Kulturës, Vlora Dumoshi, e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema. MKRS-ja e UP-ja janë marrë vesh edhe me letra sa i përket punës për rithemelimin e Muzeut të Historisë së Natyrës

“Kulturat e përbashkëta, trashëgimia e përbashkët, përgjegjësia e përbashkët” është tema e sivjetshme e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.

Pikërisht duke iu përmbajtur kësaj teme, Ministria e Kulturës dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës të hënën e kanë shënuar këtë ditë. Kanë ndarë përgjegjësi institucionale e kanë prezantuar histori të organizimit të jetës muzeore në vend. Dita Ndërkombëtare e Muzeve ka rastisur edhe më datën kur Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të hapen për vizitorë muzetë e galeritë që ishin të mbyllur qysh prej 13 marsit shkaku i masave për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. Një memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Kulturës dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, një dokumentar i shkurtër për muzetë në vend e një ekspozitë virtuale ishin pjesë e “menysë” së institucioneve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve.