Kulturë

Damien Hirst fut në izolim jetën dhe veprën

Damien Hirst fut në izolim jetën dhe veprën
Printet e edicionit të kufizuar, të titulluar “Butterfly Rainbow” dhe “Butterfly Heart” (në foto), paraqesin imazhe me ngjyra të ndritshme të krahëve të fluturave, një prej motiveve të mirënjohura të Hirstit. Ato do të jenë të gatshme për shitje gjatë javës

Damien Hirst ka pranuar se po kalon mirë jetën nën izolim teksa ai i punon heshtazi e pa ndihmës pikturat e tij me qershi të çelura. Artisti ka shpalosur të hënën një edicion të kufizuar të printeve me ylberë, të cilat do të shiten për të grumbulluar para për bamirësit që merren me koronavirusin. Hirst ka thënë se është përshtatur bukur mirë me kushtet e izolimit.

“A nuk është botë krejt tjetër. Befasohesh me atë se sa shpejt mësohesh me të”, ka thënë ai. “Shikoja në dollapin tim me aq shumë rroba dhe mendoja: përse i bleva këto kur tani vesh vetëm tuta?”