Kulturë

Artisti Jetmir Morina po i jep ngjyrë hapësirave të fshatit Astrozub

Pesë kilometra jashtë Malishevës ndodhet fshati Astrozub, të cilit artisti Jetmir Morina i ka dhënë ngjyrë nëpërmjet dhjetëra muraleve.

Muret e shkollës, kafeneve dhe shtëpive, ai i shndërron në hapësirë artistike mbi të cilat ilustron pjesë të bukura të kësaj rrethine. Por, temë e muraleve të tij janë edhe kryeqendrat evropiane si New Yorku.