Kulturë

Ministria e Kulturës formalisht në Prizren, pezullohet bartja

Ministria e Kulturës formalisht në Prizren, pezullohet bartja
: Pos ish-objektit të Rektoratit të Universitetit të Prizrenit (në foto), Ministrisë së Kulturës i është dhënë në shfrytëzim edhe ish-objekti i “Internatit”, ku ishte paraparë të bartej Departamenti i Kulturës dhe ai i Trashëgimisë Kulturore

Drejtuesit aktualë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve planifikojnë që punën e tyre ta kryejnë në Prishtinë. Sipas tyre, duhet analizuar hapat që kanë të bëjnë me bartjen e pjesshme të MKRS-së në Prizren, një ide kjo e iniciuar nga Qeveria e kaluar. Ndërsa autoritetet komunale kanë pohuar se janë të interesuara që ndonjëri prej departamenteve të MKRS-së të bartet në Prizren, por se për këtë duhet analizuar aspekti i funksionalitetit.

MKRS-ja në janar të 2019-s përuroi zyrat në qendër të qytetit, te “Shatërvani”, në ish-objektin e Rektoratit të universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Aty janë angazhuar disa punonjës administrativë. Por ky ishte vetëm hapi i parë, e prej atëherë s’është bërë tjetër gjë.