Kulturë

“Mural Festi” në Ferizaj lë shenjë me art në kohë pandemie

“Mural Festi” në Ferizaj lë shenjë me art në kohë pandemie
Murali “Te nënkalimi” ka nisur të marrë formë. Tri artistet synojnë që ai të jetë gati deri më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Vajza me maskë në fytyrë është në qendër të muralit, i cili këto ditë po merr formë në qendër të Ferizajt. Në njërën dorë ka një arushë lodër, që po ashtu bart maskë, e në tjetrën fletoren. Fletorja zbërthen mesazhin kryesor të muralit. Shfaq emocionet e vajzës. Aty është vizatuar një shkollë dhe dy shoqe të kapura për dore. Dielli është i mërzitur dhe mbi të është shkruar “Më mungon shkolla”.

Këto elemente së bashku theksojnë rëndësinë e të kuptuarit se çfarë po ndiejnë fëmijët gjatë kësaj kohe të pandemisë, dhe në të njëjtën kohë thekson kujdesin që duhet treguar ndaj tyre. Qëllimi është që murali – që po transformon një mur “Te nënkalimi” në qendër të Ferizajt – të jetë i përfunduar më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.