Kulturë

Rimodelimi i modernes me tradicionalen

Rimodelimi i modernes me tradicionalen

Nëse është dikush që ia ka parë hairin karantinës së imponuar nga pandemia e virusit COVID-19, është edhe Vesa Guraziu. Izolimi brenda shtëpisë e ka kthyer prizrenasen e re te një pasion i moçëm i saj. Dizajnon e rimodelon rroba, duke e kombinuar modernen me tradicionalen.

Në fakt, Guraziu tregon se qepjen e rrobave e ka pasion të fëmijërisë. Kishte nisur të qepte rrobat e kukullave të saj, derisa këtë pasion e dhunti ia kishte vërejtur halla, e cila do t’ia bënte dhuratë një makinë të qepjes.