Kulturë

Një kontribut shumë origjinal i historianit hungarez mbi shqiptarët e Ballkanin

Një kontribut shumë origjinal i historianit hungarez mbi shqiptarët e Ballkanin
“Confessionalization on the Friontiert, The Balkan Catholics between Reform and Ottoman reality”, i Antal Molnárit, siç e shpjegon edhe vetë autori në hyrje, është një kompilim esesh të mëhershme të sjella si një tërësi simpatike që prek jetën e katolikëve ballkanikë pas Kundër-reformacionit dhe të jetuarit e tyre në një perandori jokrishtere të kohës, si ajo otomane

Antal Molnár, “Confessionalization on the Friontiert, The Balkan Catholics between Reform and Ottoman reality”, seria “Interadria-Culture dell Ádriatico”, “Viella”, Romë, 2019

Libri i Antal Molnárit, “Konfesionalizmi në kufi: Katolikët e Ballkanit në mes Reformës së Romës dhe realitetit otoman”, i botuar më 2019 nga “Viella” në Romë, është gjithçka, përveç një libër i zakonshëm historie.

Molnár edhe më herët ka sjellë kontribute të dallueshme për historinë e Ballkanit nga koha e re, duke vjelë burime të panjohura në Vatikan, Dubrovnik e arkiva të Kotorrit, duke qenë drejtor i Akademisë Hungareze në Romë. Momentalisht është drejtor i Institutit të Historisë në Qendrën Hulumtuese për Shkenca Humane në Akademinë Hungareze të Shkencave dhe ligjërues në universitetin prestigjioz “Eötvös Lorānd” të Budapestit.