Kulturë

“Guerilla art festival” pritet ta freskojë Prishtinën me murale

Përmirësimi i imazhit të qytetit, trajtimi i temave sociale dhe kulturore në kontekstin urban janë nga aktivitetet kryesore të edicionit më të ri të “Guerilla art festival”.

Disa hapësira publike në Prishtinë, që ndër vite kanë pësuar dëmtime dhe transformime negative, do të freskohen me murale të festivalit, që për gjysmë dekade kultivon kulturën urbane, raporton KOHA.