Kulturë

“Qyteti po rritet” sot online në faqen e Expressit në Facebook

“Qyteti po rritet” sot online në faqen e Expressit në Facebook

Sonte, më 28 maj 2020, në kuadër të Kalendarit të përbashkët të teatrove të Kosovës në orën 21:00, Teatri ODA shfaq “Qyteti po rritet” në formatin online/livestream në faqen zyrtare të Teatrit ODA në Facebook (@teatrioda) dhe në faqen zyrtare të emisionit EXPRESS të KTV-së në Faebook.

“Qyteti po rritet”, produksion i Teatrit ODA, është një shfaqje që rrëfen ngjarjen e një vajze të cilës i ka ndodhur një aksident. Ngjarja shpaloset prej një letre që babai i vajzës e ka vendosur në kutinë e ankesave. Babai i vendosur të kërkojë drejtësi për vajzën e tij, ballafaqohet me shumë zyra zyrtarësh e me mjekë. Një pastrues komune, të cilit i thonë se sheh ëndrra me sy hapur, kishte dërguar letrën në media. Ngjarja e vajzës bëhet super-ngjarje në media.