Kulturë

Valtida Shukriu bën art me materiale të riciklueshme dhe gurë të Lumbardhit

Valtida Shukriu, tash e një dekadë, bën vepra arti me materiale të riciklueshme. Së fundi, ajo po u jep ngjyrë edhe gurëve të mbledhur në Lumbardh.

Qaforet unike janë krijime punëdore nga juristja që artin e ka pasion prej kohësh.