Kulturë

Mullirit të Hoxhajve i cenohet autenticiteti në emër të restaurimit

Mullirit të Hoxhajve i cenohet autenticiteti në emër të restaurimit
Përdorimi i rrasave të gurit që nuk përkojnë me materialet rrethanore, si dhe mbulimi i gurëve historikë janë përmendur si disa nga arsyet për ndërprerjen e punimeve restauruese në Mullirin e Hoxhajve, në Rahovec. Kanë qenë ankesat e dy qytetarëve rahovecas, të cilat i kanë shtyrë autoritetet komunale që të enjten ta marrin këtë vendim (Foto: Suad Çmega)

Nuk mbrohet si monument, por besohet të jetë nja 300 vjet i vjetër. Ngrehina njëkatëshe me gurë tradicionalë, e njohur për rahovecasit si Mulliri i Hoxhajve, u është nënshtruar prej javësh punimeve në emër të restaurimit, të mbështetur nga Komuna e Rahovecit.

E rezultati është humbja e autenticitetit veçmas në enterier. Deri më tash pjesa e jashtme nuk është prekur. Kanë qenë ankesat e dy qytetarëve rahovecas, të cilat kanë bërë që Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kësaj komune të enjten të urdhërojë ndërprerjen e përkohshme të punimeve.