Kulturë

Kompozimet me tinguj të folklorit shqip në repertorin e ansamblit nga Anglia

Kompozimet me tinguj të folklorit shqip në repertorin e ansamblit nga Anglia
Ansambli me katër instrumentistë nga katër vende të ndryshme e me bazë në Londër, “Willingdon House Music”, ka përzgjedhur veprën “Optio” të Memli Kelmendit dhe “Trio frymor” të Kreshnik Aliçkaj nga thirrja për kompozime enkas për ansamblin e që do t’i interpretojë online si mënyrë për të lehtësuar situatën gjatë pandemisë

Katër instrumentistë që jetojnë në Londër janë bërë bashkë në një ansambël gjatë kohës së pandemisë së virusit COVID-19. E kanë titulluar ansamblin “Willingdon House Music”. Qëllimi i tyre është që përmes muzikës të lehtësojnë sadopak këtë situatë nëpërmjet artit.

Gjatë muajve të fundit kanë luajtur vepra të kompozitorëve me nam, por së fundi ia kanë vënë vetes një tjetër sfidë. Kanë bërë thirrje për vepra të kompozuara enkas për ansamblin e tyre. Në pamundësi për të realizuar një garë të denjë me çmime e shpërblime, në thirrjen e tyre kanë thënë se presin vepra për t’u bashkuar përmes muzikës, në këtë kohë të vështirë, me muzikantë nga e gjithë bota.