Kulturë

Shtëpia e shqiptarit

Shtëpia e shqiptarit

Pragu mishëron deri në sakrificë lidhjen e shqiptarit me shtëpinë. E kanë dëshmuar qindra herë qytetarët e pafajshëm, të vrarë e të djegur me gjithë shtëpi nga pushtuesit. Të ngulitura thellë i kanë kujtimet ata që më të dashurit iu vranë në mbrojtje të pragut të derës nga paramilitarët e kasapit Slobodan Milosheviq.

Për shqiptarin, shtëpia, pos rolit të strehës, e ka kryer edhe funksionin e fortesës. Kjo faktohet gjatë historisë, prej udhëpërshkrimeve të studiuesve të huaj e deri te raportimet nga gazetarët e huaj e shqiptarë për betejën e familjes Jashari në marsin e vitit 1998. Shqiptarët ranë heroikisht ose u vranë pafajshëm vetëm pse nuk ua kthyen shpinën shtëpive.