Kulturë

Monotonia: Dëshira të kesh dëshira

Monotonia: Dëshira të kesh dëshira
Monotonia mund të jetë edhe kreative. Për shembull të shtyn të lexosh edhe më shumë gazeta. Dhe kështu të hasësh edhe në tekste që në epokën para-koroniane do t’i injoroje, mbase. Në kohë pandemie, gazeta është më shumë se gazetë. Është artefakt, aset, pronë publike, burim inspirimi, mësimi dhe argëtimi (Ilustrimi: “Burri me gazetë”, René Magritte, 115.6 me 81.3 centimetra, vaj në pëlhurë, 1928

Mbi monotoninë dhe dhelprat: tre libra në kohën e pandemisë

1.

Afërsisht nga fillimi i marsit, në Evropë ka filluar periudha e acarimit të nervave. Aterron, për shembull, në javën e parë të muajit të tretë të vitit 2020 në kryeqytetin e një shteti ballkanik dhe pas dy ditësh të përplaset para syve mesazhi se fluturimi për kthim në një metropol evropiano-perëndimor është anuluar për shkak të koronës. Sakaq të kaplon një ndjenjë e përzier shqetësimi, dufi, mërie, zemërimi, mllefi.