Kulturë

Shuhet albanologu Agron Fico, profesori që u mësoi shqip amerikanëve e kinezëve

Shuhet albanologu Agron Fico, profesori që u mësoi shqip amerikanëve e kinezëve

Akademia e Shkencave e Shqipërisë njofton se albanologu Agron Fico është ndarë nga jeta në moshën 82- vjeçare. Ai ishte studiues i etnokulturës dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, profesori që u mësoi shqip kinezëve dhe amerikanëve.

U nda nga jeta në mënyrë të papritur studiuesi i njohur Agron Fico, një prej dijetarëve që ia kushtoi tërë jetën trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar: etnofolklorit, pasurisë gojore, gjuhës së popullit dhe asaj të shkruar, traditave të kulturës popullore, gjenezës së popullit shqiptar, bën të ditur Akademia e Shkencave e Shqipërisë.