Kulturë

Mjeshtri që s’ishte kurrë shegert

Mjeshtri që s’ishte kurrë shegert
“E dua këtë zanat. Kam kureshtje për të. E dua, përkundër se nuk është i lehtë”, thotë mjeshtri Gani Fazlija

Pjesa më e madhe e mjeshtërve kanë kaluar nëpër një rrugëtim, që nis me të qenit shegert. Por Gani Fazlija bën përjashtim. 58-vjeçari i lindur në Keqekollë të Prishtinës është mjeshtër i elektronikës. Ka kohë që është i specializuar në rregullimin e frigoriferëve të akulloreve. Zanatin e ka mësuar edhe në shkollë të mesme teknike, por edhe prej përvojës. Deri vonë nuk ka pasur lokal të vetin, ka punuar kryesisht si i pavarur. Rreth 5 vjet më parë, në rrugën “Bajram Bahtiri” ai ka krijuar një adresë. Aty, në një copë druri, “ka shkruar edhe CV-në” e tij. Përvoja e tij e punës shtrihet edhe në Gjermani.

Fillimet e zanatit dhe lidhja me fizikën