Kulturë

“Rrugëtimi fishtian” restauron shtëpinë në Fishtë të Lezhës

Shtëpia ku jetoi për pak kohë Atë Gjergj Fishta, në fshatin Fishtë të Lezhës, ka nisur të restaurohet në kuadër të projektit “Rrugëtimi fishtian”. Të mërkurën punimet aty i ka inspektuar edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti
 

Shtëpia ku jetoi për pak kohë Atë Gjergj Fishta së shpejti do të marrë një pamje të re. Projekti “Rrugëtimi fishtian”, për të cilin janë ndarë 5.935.887 lekë (47 mijë euro) synon ta restaurojë banesën e shkrimtarit të shquar duke ruajtur konfiguracionin origjinal të saj. Përmes një kumtese të shpërndarë pasditen e së enjtes, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin e shtëpisë ku Atë Gjergj Fishta jetoi në periudhën e hershme të jetës së tij.

Kjo banesë në fshatin Fishtë, Bashkia e Lezhës, sipas njoftimit ministror, mban statusin e Monumentit të Kulturës të kategorisë II.