Kulturë

Ministria e Kulturës “kursen” buxhetin, s’i ndal shkeljet në shpenzime

Gati çerekmilioni euro është fatura që ka paguar Ministria e Kulturës për festën e Pavarësisë, e po aq i ka edhe subvencione të paarsyetuara (Foto: Driton Paçarada \ KOHA)
 

Mosshfrytëzimi i gati gjysmës së buxhetit të investimeve kapitale, pagesat e parregullta e kontrata të nënshkruara jashtë procedurave ligjore, janë disa prej gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Ministrinë e Kulturës për vitin 2019. Në Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të këtij institucioni auditorët kanë nxjerrë në pah se ka avanca të pambyllura të udhëtimeve të zyrtarëve ministrorë qysh nga viti 2010. Në këtë dokument, që është publikuar të mërkurën, del se keqplanifikimi i buxhetit e ka përcjellë gjatë gjithë kohës MKRS-në. Angazhimi i punonjësve me Marrëveshjen për shërbime të veçanta e pagesat e majme për mediat që përcillnin aktivitet e ish-ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, janë gjetjet e tjera që bien në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Ngecja e shpenzimeve kapitale e mbi 80 mijë euro për udhëtime zyrtare