Kulturë

Skulpturat përballë kërcënimit dhe pushtimit të hapësirës

Forma shandanësh me gjurmë të gishtërinjve e shuplakave të artistit Urs Fischer në serinë e skulpturave të tij në ekspozitën “Crushed, Cast, Constructed” “Gagosian Grosvenor Hill Gallery” në Londër, që është e hapur deri më 31 korrik
 

Jeta gjatë karantinës ka nënkuptuar që ne është dashur ta argëtonim veten tonë. Si mendoni për pak argjilë? Ne mund të modelojmë diçka. Apo disa kuti të vjetra –për ta ndërtuar një vrimë për t’i fshehur gjëra, disa pengesa, apo një anije hapësinore. Apo si mendoni për një kamion, apo disa traktorë? Ne mund të shkojmë në një udhëtim të imagjinuar rreth një ferme të improvizuar. Shikoni lopët dhe fushat, apo bëni një xhiro përgjatë sanës apo plehut. Porsi fëmijët që kanë nevojë për një lodër, unë kam nevojë për një gjë, një gjë të vërtetë. Do të preferoja diçka që dikush ka bërë. Një gjë në hapësirë dhe unë aty me të, diçka me të cilën mund të lidhem me trupin tim dhe njëkohësisht me sytë e mi.

Ulur qetë gjatë karantinës, prekur nga asgjë përveçse një fshirëse pluhurash, janë vetëm pesë gjëra në ekspozitën e skulpturave të “Gagosian” që është hapur javën e kaluar për disa në fund të korrikut. Gjithçka është ngjyrë hiri. Jo shumë qejf, apo jo? Orët e argëtimit kanë përfunduar, por unë jam më shumë për këtë.