Kulturë

Gjilani mburret me ansamblin e Teatrit që s’e kishte për dy dekada

Gjilani mburret me ansamblin e Teatrit që s’e kishte për dy dekada
Ceremonia e mbajtur të mërkurën në Gjilan dëshmon për një triumf për Teatrin e Qytetit, por njëkohësisht edhe për qasjen që shteti ka pasur ndaj institucioneve teatrore nëpër qytete tash e dy dekada

E mërkura për Teatrin e Qytetit të Gjilanit është konsideruar ditë feste. “Duhet ta ruajmë si ditë historike për Teatrin tonë, sepse tash e 20 vjet pas luftës përfundimisht statusi i Teatrit të Gjilanit është zgjidhur”, ka thënë drejtori i këtij institucioni teatror, Erson Zymberi, në ditën kur 12 aktorë dhe 10 punonjës të stafit teknik e profesional kanë nënshkruar kontratat e rregullta të punës. Aktorët gjilanas kanë qenë ndër të më zëshmit sa i përket kësaj çështjeje të pazgjidhur që nga paslufta

Janë dashur të kalonin dy dekada nga lufta e fundit që Teatri i Qytetit në Gjilan të pavarësohet financiarisht dhe të ketë staf rezident, teknik e administrativ. Në ceremoninë e mbajtur në Komunën e Gjilanit, 12 aktorë dhe 10 punonjës të stafit teknik e profesional kanë nënshkruar kontratat e rregullta të punës. Kjo ka ndodhur fiks 20 vjet pasi këta punonjës janë paguar nëpërmjet honorarëve të projekteve e edhe me kontratë mbi vepër.