Kulturë

Ballafaqimi i domosdoshëm me të kaluarën

Ballafaqimi i domosdoshëm me të kaluarën
Kampi i zbrazur i refugjatëve në kufirin me Maqedoninë, korrik 1999 (Foto: Teun Voeten)

Sa më parë që të mbyllet kapitulli i Gjykatës Speciale, në të cilën deri më tani janë ftuar mbi 100 pjesëtarë të UÇK-së, aq më lehtë do të jetë për Kosovën sfida e përballjes me të kaluarën, si dhe glorifikimi i historisë së të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Bashkë me të do të qartësohej mbase deri në fund edhe vrasja enigmatike e shumë veprimtarëve politikë gjatë dhe pas luftës, shumica syresh figura të respektuara në skenën politike.