Kulturë

Një e panjohur suburbane

Një e panjohur suburbane
Romani i Chambersit është i vendosur në një periudhë para se testimet e AND-së të sillnin prova bindëse dhe ia del që lexuesin ta mbajë me hamendësime gjer në fund

Nga mesi i viteve ‘50, shkencëtarët nisën të merrnin seriozisht në konsideratë mundësinë e riprodhimit nga gjinia e njëjtë. Dr. Helen Spurway, biolog në Universitetin e Londrës, vërente se një lloj peshku ishte në gjendje të bënte parthenogjenezë.

U provua gjithashtu se ishte e mundur të futej ngjizja spontane tek lepujt duke ngrirë tubat e uterusit. Në dhjetor 1955, “Sunday Pictorial” bëri një përgjigje tabloide ndaj kërkimit të Spurwayt duke nismuar një apel të krishterë për të gjetur gra që besonin se kishin përjetuar lindje vergjinë, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA.