Kulturë

Mozarti në ritmin kuban

Mozarti në ritmin kuban
Sarah Willis në kornë dhe saksofonisti Yuniet Lombida Prieto janë personazhet kryesore të “Mozart y Mambo”

“Mozart y Mambo” ndjek një rrugëtim që gërsheton muzikën e Wolfgang Amadeus Mozart dhe muzikën e pasur të Havanës.

“Do të ishte dashur që Mozarti të ishte lindur në Kubë”, është premisë e filmit që vjen me narracion të Sarah Willis, instrumentiste franceze që luan në kornë në Orkestrën e Filarmonisë së Berlinit, shkruan “Deutsche Welle”, transmeton KOHA. Duke kombinuar muzikën e Mozartit me mambo – klasicizmin vjenez me ritmin kuban – filmi është një perceptim i një vizioni që Willis ka pasur qëkur ka vizituar qytetin për herë të parë në vitin 2017.