Kulturë

Rrënohet monumenti mbi 100 vjet i vjetër në Mitrovicë

Mitrovica ka humbur edhe një monument mbi 100 vjet të vjetër. Ajo që njihej si shtëpia e Asim Leniqit është rrafshuar. Puna ka vazhduar edhe të hënën, një ditë pasi nisi rrafshimi. Në vendin ku ishte, në qendër të qytetit, do të ndërtohet një objekt afarist e banesor.

Ajo që mbrohej si monument me përshkrimin se “ndërtesa është objekt rezidencial urban”, prej vitit 2014 ishte larguar nga Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme, transmeton KOHA.