Kulturë

Tuma në Himarë pasuron hartën arkeologjike të Shqipërisë

Tuma në Himarë pasuron hartën arkeologjike të Shqipërisë

Një ledh me gurë dhe disa varre brenda saj me dheun e sapohequr rezultojnë të jenë gjetjet e para të një zbulimi të madh në bregdetin shqiptar në jug. Një varrezë tumulare e periudhës së bronzit të vonë është fryti i zbulimeve të arkeologëve vlonjatë.

Lajmin e ka bërë të ditur të hënën gjatë ditës gazetari Aleksandër Çipa, sipas të cilit tuma është evidencuar në Himarë, transmeton KOHA.