Kulturë

Shënime agjenturash hapin debatin për biografitë e Camajt e të Koliqit

Shënime agjenturash hapin debatin për biografitë e Camajt e të Koliqit

Një organizim i institucioneve kulturore në Kosovë e Shqipëri për shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kishte qenë ngacmimi kryesor për historianin Auron Tare për të ndriçuar profilet e tyre. Duke e vlerësuar përpjekjen e dy ministrive në dy shtetet shqiptare si promovim dhe lartësim i “miteve të rreme”, ai ka publikuar të dielën një studim 37-faqesh me hulumtime arkivore nga ish-Sigurimi i Shtetit, CIA dhe nga agjenci të tjera inteligjente.

Sipas publikuesit, kjo dosje u ofron lexuesve prova arkivore në bazë të të cilave Camaj dhe Koliqi implikohen në bashkëpunim me agjentura të huaja. Kështu, sipas një dokumenti, Camaj qysh në moshë të re kishte nënshkruar për t’u bërë agjent i Sigurimit me pseudonimin “Bregu i Kuq”. E kjo, sipas llupave të agjentëve, del të ketë qenë veç një nga historitë e tij në botën e mistershme të spiunazhit, transmeton KOHA.