Kulturë

“Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” me alarmin e një bote të panjohur

“Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” me alarmin e një bote të panjohur
Dymbëdhjetë aktorët e “Kontrollit dhe Makinës së Dashurisë” sjellin dilema ekzistenciale të vendosura në hapësirë distopike. Në një vend imagjinar është vendosur karrigia e dashurisë, e ku supozohet të sillet bota në të panjohurën

Është një përplasje të kundërtash që shtron pikëpyetje, dilema. Njeriu është kryekreje antagonist me një vullnet të pakontrollueshëm për shkatërrim. “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë” është një lloj hulumtimi mbi pasigurinë dhe tjetërsimin, që është pasojë e materializmit dhe pazarit me dashurinë dhe vlerat njerëzore. Krejt këto shtrihen në terrenin e një bote të panjohur në ardhje

Duartrokitjet dhe ovacionet e publikut jehuan sërish pas “heshtjes” prej katër muajsh në sallën e teatrit “Adriana” të Ferizajt. Me rregulla strikte, pesëdhjetë veta të publikut, të pajisur më masa mbrojtëse ndaj pandemisë, zunë vend në ulëset e teatrit të qytetit për të parë nga afër inskenimin e dramës “Kontrolli dhe Makina e Dashurisë”.