Kulturë

Si shkoi vjehrra e Skënderbeut në Itali

Si shkoi vjehrra e Skënderbeut në Itali
Ilustrim hartografik i Venedikut më 1573 nga hartografi venedikas, Simon Pinargenti

Në prill të vitit 1469 një nënë dhe djali i saj u shfaqën në Romë para Papës Palit II dhe kardinalëve të tij dhe kërkuan para dhe strehim. Bëhej fjalë për refugjatë politikë nga Shqipëria e Mesme, të cilët kishin shpëtuar nga trupat e Sulltanit osman, Mehmeti II, duke ikur në Itali.

Gruaja quhej Despina Araniti dhe ishte vjehrra e Skënderbeut, i cili prej dekadash luftonte kundër osmanëve dhe sot konsiderohet hero kombëtar shqiptar, transmeton KOHA.