Kulturë

Skënderbeu – identiteti historik shqiptar dhe shteti i tij

Skënderbeu – identiteti historik shqiptar dhe shteti i tij
Portret i Skënderbeut në librin “Vitae et icones sultanorum Turcicorum, principum Persarum aliorumq[ue] illustrium heroum heroinarumq[ue] ab Osmane usq[ue] ad Mahometem II” (Jeta dhe imazhet e sulltanit turk, Princ i Persisë dhe heronjve deri tek Osmani dhe Mehmeti II) të Jean Jacques Boissard, botuar më 1596 nga grafisti, artari e botuesi, Theodor de Bry

Nëntori i vitet 1443, për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun shënon vitin e kthesës për të dhe për popullin e tij, që e quan Epirot e Maqedoni në kuptim të shtrirjes gjeografike të popullit arbër. Ky kthim historik ndodhi në Betejën e Nishit, më 3 nëntor 1443, ku u ndeshën ushtritë e Sulltan Muratit II dhe ato hungareze, të udhëhequra nga Janosh Huniadi.

Dhe, sipas shkruesit më të mirë të historisë shqiptare, Marin Baleti, Skënderbeu, i përgatitur me kohë më 300 kalorësit e tij, shfrytëzoi rastin dhe iku nga kampi osman për të marrë rrugëtimin e tij për në trojet e të parëve të tij, transmeton KOHA.