Kulturë

'Festa e Bjeshkëve' në Kukës mbledh banorët e zonës

'Festa e Bjeshkëve' në Kukës mbledh banorët e zonës

Festa e Bjeshkëve në Kukës mblodhi gjithë banorët e zonës së bashku dhe me ministrin e Turizmit Blendi Klosi. Ky i fundit tha tha se Rruga e Kombit për turizmin bregdetar dhe Rruga e Arbërit për atë malor do të bëjnë të mundur që turistët e shumtë që vizitojnë Shqipërinë, të kenë mundësinë e një oferte të vërtetë turistike 12 mujore.

Ka një festë që i bashkon të gjithë banorët e Kukësit. “Festa e Bjeshkëve” mblodhi jo vetëm banorët e Bushtricës së Kukësit por edhe zonave përreth me shpresën se do të kenë një turizëm malor më të zhvilluar përmes burimeve dhe bukurive natyrore të zonës së tyre.